Studentët e Dizajnit të Integruar vizituan shtypshkronjën “Rezniqi”

30/11/2018

Studentët e vitit të tretë në Fakultetin Dizajn i Integruar, të specializimit Dizajn Grafik, kanë vizituar shtypshkronjën “Rezniqi”, nën shoqërimin e profesoreshës së lëndëve, “Brending dhe reklamim” dhe “Dizajnim i fushatave informuese”, Drenusha Kryeziu.

 

Gjatë kësaj vizite, studentët janë informuar për ambalazhet e shtypit të thellë, dizajnet e produkteve, për përgatitjen e një libri, për përpunimin e maketeve, si dhe morën informacione edhe për kualitetin e ngjyrave dhe për fitimin e ngjyrës së duhur për shtyp.

 

Në varësi të specializimit në kuadër të Fakultetit të Dizajnit të Integruar, studentët e këtij drejtimi po vizitojnë kompani të fushave të ndryshme të dizajnit, me qëllim të marrjes së njohurive praktike mbi punën që do ta kryejnë pasi të dalin në tregun e punës.