Studentët e Dizajnit të Integruar mbajtën ekspozitën “All About Good Design”

18/07/2019

Në ambiente tejet të bukura të Kampusit Inovativ të UBT-së, në Lipjan, janë ekspozuar punimet e studentëve të Fakultetit Dizajn i Integruar. Përmes këtyre punimeve, studentët prezantuan punën dhe projektet e tyre të realizuara në lëndët përkatëse përgjatë studimeve.

 

Me këtë rast, rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, në hapjen e kësaj ekspozite u dëshiroi suksese studentëve, duke thënë se kreativiteti i të rinjve tanë është aspekt i rëndësishëm që mundëson atyre qasje të lehtë në tregun e punës.

 

Ai potencoi se studentët të cilët po përfundojnë studimet themelore janë e ardhmja e ndritshme e Kosovës, ngaqë sipas tij, ata do të kontribuojnë në zhvillimin e vendit dhe mund të jenë vetë krijues të vendeve të shumta të punës në industri.  “Këto programe janë të veçanta dhe brenda tyre janë specializimet më unike në Kosovë dhe regjion. Në kuadër të këtyre fakulteteve janë të ndërlidhura teoria dhe praktika, ku studentët e këtyre fakulteteve shfrytëzojnë mundësinë për të marrë njohuri profesionale nga ekspertë të fushave”, tha Hajrizi.

 

E për të madhështuar edhe në shumë këtë ekspozitë unike, në mbrëmje UBT organizoi për  të pranishmit koncert me DJ të njohur vendorë, që e mbajtën gjallë atmosferën deri në orët e vona.