Studentët e Radiologjisë në UBT zhvillojnë vizitë praktike në Institutin e Mjekësisë Ligjore
03/04/2026Studentët e Fakultetit të Radiologjisë në UBT kanë realizuar një vizitë studimore në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në kuadër të përgatitjes së tyre profesionale dhe avancimit të njohurive në fusha ndërdisiplinore, të shoqëruar nga profesori Arsim Gërxhaliu.

Gjatë kësaj vizite, studentët patën mundësinë të njihen nga afër me proceset laboratorike dhe praktikat shkencore që zhvillohen në këtë institut, duke parë në mënyrë të drejtpërdrejtë aplikimin e njohurive teorike në praktikë.
Ata u informuan për funksionimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore, si dhe për rëndësinë e analizave laboratorike në mbështetje të proceseve shkencore dhe mjekësore. Gjithashtu, studentët u njohën me disa nga fushat kryesore të punës, përfshirë analizat histopatologjike dhe toksikologjike, si dhe rolin e tyre në trajtimin dhe vlerësimin e rasteve të ndryshme mjeko-ligjore.
Kjo eksperiencë praktike u vlerësua si shumë e rëndësishme nga studentët, pasi u mundësoi atyre të lidhin njohuritë teorike me praktikën reale laboratorike, duke kontribuar në zhvillimin e tyre profesional dhe përgatitjen për sfidat e ardhshme në fushën e biokimisë dhe shkencave biomjekësore.
