Stafi dhe studentët e Kolegjit UBT befasuan profesorin austriak, Engelbert Selenko

14/07/2016

Profesori austriak, prof.dr. Engelbert Selenko, është befasuar nga stafi dhe studentët pjesëmarrës të Akademisë Ndërkombëtare Verore, të enjten. Befasia i është bërë disa minuta para fillimit të një ligjërate me studentët e MBE-së, në një sallë të Kolegjit UBT, në Prishtinë, kur atij papritur i është festuar ditëlindja.

“Nuk e kam pritur këtë befasi të këndshme nga ju” u shpreh profesori Selenko, duke falënderuar organizatorët. 
Më pas, ka vazhduar festimi sipas rrjedhës normale: prerja dhe shpërndarja e tortës.


Krejt në fund, profesorit të nderuar austriak, menaxherja për çështje akademike në Kolegjin UBT, Lirigzona Morina, në emër të Kolegjit UBT, ia ka dhuruar simbolin e mbretëreshës ilire në fron, si dhe një album fotografish, që në mënyrë kronologjike prezantonte vizitat dhe aktivitetet e profesorit Selenko në Kolegjin UBT.