Solemnisht nisi viti i ri akademik në UBT

14/10/2013

Në UBT filloi viti i ri akademik 2013/ 2014

 

Prishtinë, 14 tetor 2013-   Në UBT, me një ceremoni solemne madhështore  për studentët e nivelit bachelore,  të hënën  është hapur viti i ri akademik 2013/  2014. Ceremonia u hap me  Himnit  kombëtare dhe atë të Republikës së Kosovës.

 

Në ceremoni  morën pjesë,  Presidenti i  UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, dhe  dekanët e njësive akademike,  profesorët,  studentët e rinj si dhe familjarët  e tyre.

 

Presidenti i UBT-se, prof. dr. Edmond Hajrizi, u ka dëshiruar mirëseardhje  studenteve të  rinj në botën akademike, duke shprehur bindjen se ata që nga dita e parë do të angazhohen me intensitet  të plotë për të nxënë dijet e reja, rrugë në të cilën UBT do t’i ndihmoj me te gjitha kapacitetet e tij.Me këtë rast Presidenti i UBT-së, z. Hajrizi i ka prezantuar të arriturat dhe planet për të ardhmen e  UBT-së,   duke e cekur ngritjen e UBT-së  në të gjitha sektorët e veçanërisht atë të  cilësisë në studime dhe krijimin e kushteve brenda UBT-së. 

 

Presidenti Hajrizi, ka përkujtuar se ky është viti i dymbëdhjetë    që UBT organizon një ceremoni të tillë për fillimin e vitit të ri akademik. 

 

Ai tha  se në  këtë vit të ri akademik 2013/2014  në UBT ,  janë përcaktuar një numër i madh i studenteve të rinj dhe  krahasuar me vitin e kaluar, dhe  me ta do punojnë një numër i madh profesorësh vendore e ndërkombëtare, eksperte të fushave të përzgjedhura, ndërkohë që studentet do te kenë në dispozicion salla, kompjuter, laboratorët  në të dyja objekte si në Prishtinë dhe në Kampusin e ri, me modernin ne vend dhe më gjerë etj.  Po kështu, si një faktor shumë pozitiv, u  theksuan edhe akreditimi i programeve të reja ai për  Ndërtimtari, Shkenca  Politike dhe Media e Komunikim,  po ashtu  marrëveshjet e bashkëpunimit  me universitete më prestigjioze në botë dhe Evropë, dhe lëvizjen e studentëve në këto universitete për vazhdimin e studimeve të mëtutjeshme  dhe  njohja e diplomave ndërkombëtarisht,  dhe bashkëpunimin me kompanitë më të rëndësishme në vend dhe më gjerë , që studentëve do të mundësojnë zhvillimin në nivel sa më të mirë të punës praktike dhe punësimit të mëtutjeshëm.

 

“Cilësia në UBT mbete mbi të gjitha, programet tona të studimeve janë në përputhje të plotë dhe të gjitha standarde evropian dhe amerikane që i shohin në akreditim dhe sistemi i menaxhimit të UBT-së”, tha z. Hajrizi.  

 

Një fjalë  rasti në këtë ceremoni, ndërlidhur me punën hulumtuese dhe studimore dhe rezultatet e arritura  në UBT,  mbajti edhe Drejtori  për Çështje  Akademike,  prof. dr. Ibrahim Krasniqi  dhe Dekanët e të gjitha Fakulteteve  përkatëse në UBT.

 

Kurse sipas Alumnit  të UB-së,  Armend  Merovci,  me   mbarimin e  studimet themelore në këtë institucion të lartë është  punësuar  në  kompani më prestigjioze brenda dhe jashtë vendit, edhe ky si koleget tjerë,  në saje të UBT-së,  ka vazhduar studimet jashtë vendit  në Londër të Anglisë,  i cili pas përfundimit  të këtyre studimeve  është kthyer  nw Kosovë,   dhe menjëherë ka filluar   punën   si staf  akademik  në UBT, po ashtu në institucione publike dhe privatë në vend. 

 

„Nga përvoja ime, dhe kushtet e ofruara në UBT, më kanë ndihmuar shumë në jetën profesionale në zbatimin e njohurive në praktikë.  Kushtet e ofruara nga UBT-ja nuk lëjnë vend për humbje përpjekjesh në gjëra dytësore, por vetëm përqendrim në studime.  Mbetet që ju të punoni, në mënyrë që të sigurohet suksesi profesional pas studimeve“, tha Kushtim Dragusha, Alumini i UBT-së,  të  cilit  pas përfundimeve të dy palë studimeve   në UBT është punësuar  në punë menaxheriale në njëra nga banka vendore, staf akademik në UBT , dhe UBT ia ka  mundëson  që të pranohet dhe të vazhdon më bursë të plotë  studime e doktoratës në Universitetin  Gjovik në Norvegji. 

 

Në ceremoninë e pritjes së studentëve të rinj me nga një fjalë  u paraqitën  edhe  disa studentë të dalluar  të UBT-së, dhe studentë të rini,   ku suksesi i tyre  ka nisë në UBT dhe po lulëzon ditë e më shumë. 

 

Në emër të familjarëve Adnan Merovci, gjatë fjalimit të tij falënderoj Presidentin e UBT-së,  prof. dr. Edmond Hajrizin,  menaxhentin dhe stafin akademik të UBT-së,  për punën e tyre të palodhshme në nivelin akademik, shkencorë e profesional. “Në  UBT më  studiojnë katër  fëmijë  e mij,  dy djemtë të cilët kanë mbaruar studimet themelore dhe janë nw vazhdim  të masterit,  gjithashtu janë të  punësuar në  kompani më të suksesshme në vend,  dhe dy vajzat të cilat po fillojnë që sot.  Siç po shihet, studimet  në UBT-së kanë një qëllim, e kjo është që çdo studentë të jetë i përgatitur për tregun e  punës”.

 

Fotot e ceremonisë i  realizoi Shpat Graiqevci, studentë në UBT.