Skulptori dhe artisti i famshëm, Nir Alon, do të mbajë punëtori për studentët e UBT-së

14/02/2019

Artisti dhe skulptori i njohur nga Gjermania (ish-izraelit), Nir Alon, do të mbajë punëtori dhe instalacion për studentët e Fakultetit të Dizajnit të Integruar, si dhe studentët e tjerë të interesuar.

Punëtoria “Çfarë vendi i mrekullueshëm – Potenciali artistik i mbetjeve” do të mbahet më 18-22 mars, në objektin e UBT-së, në Prishtinë.

 

Qëllimi i kësaj punëtorie është që të punohet në instalacionet, që lidhet me krijimin e një fushe eksperimentimi, në të cilën jeta/rrëfimet personale dhe private e pjesëmarrësve do të përballen me situata rastësore – mjedis ekzistues.

Përmirësimet, duke u mbështetur në atë që tashmë dimë të bëjmë, duke përfshirë atë që ekziston përreth – të gjitha janë duke zëvendësuar procedurat e punës në studio, njohuritë dhe traditat e kërkimeve për rezultate.

 

Kjo punëtori do të jetë tejet interesante dhe e para e këtij lloji që do të mbahet për studentët e UBT-së.

 

Nir Alon në të shumtën e rasteve zhvillon skulpturat e tij nga artikujt e jetës së përditshme, si dyshemetë, dollapët, llambat, kabllot, dhe rrjedhimisht edhe instalacionet janë të vendosura drejtpërdrejt në vendin e ekspozitës.