
Shpallet konkursi për pranimin e nxënësve të rinj për vitin shkollor 2024/25 në Shkollat e Mesme të Larta në UBT
14/03/2024UBT shpall konkursin e rregullt publik për pranimin dhe regjistrimin e nxënësve të rinj për Shkollimin e Mesëm të Lartë, për vitin e ri shkollor 2024/2025, në drejtimet:
- Gjimnazi Natyror;
 - Gjimnazi Gjuhësor;
 - Shkolla e Mesme e Teknologjisë Informative dhe Elektroteknike;
 - Asistent Dentar;
 - Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë;
 - Teknik i Farmacisë;
 - Teknik i Laboratorit Mjekësor;
 - Shkolla e Mesme Teknik i Optikës – Opticient.
 
Të drejtën e konkurrimit dhe të regjistrimit e kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar shkollimin e mesëm të ulët, dhe të cilët e kanë përfunduar me sukses testin e arritshmërisë.
Për më shumë informacione mund të vizitoni faqen zyrtare.