Shkencëtari Salus: Windows me licencë, Unix pa licencë

29/09/2010

                                                              

               Në UBT  u  organizua  ligjërata “Historia e Sistemit Operativ -Unix”

                         Shkencëtari Salus:  Windows me licencë, Unix pa licencë
                                       

 “Në vitet e 60 – ta gjendeshin 16 kompjuter në gjithë botën ndërsa tash në vitin 2010 llogariten të jenë gjithsej 1.8 miliard shfrytëzues të kompjuterëve dhe natyrisht edhe te sistemeve operative”, tha Peter Salus  gjatë ligjëratës të mbajtur në UBT.

   Prishtinë, 29 shtator 2010-UBT vazhdon traditën e organizimit të ligjëratave me personalitete nga jeta shkencore dhe e kulturës, si me përfaqësues të institucioneve vendore  ashtu edhe me ato ndërkombëtare.

    Ndaj në këtë vazhdë, Peter Salus, autor i disa librave mbi historinë e zhvillimit të shkencave kompjuterike dhe sistemeve operative, pjesëmarrës dhe dëshmitar okular i momenteve kyçe të zhvillimit të sistemeve operative Unix e Linux, sot, para studentëve, profesorëve e mysafirëve të UBT,  mbajti një ligjëratë  me temën  “Historia e Sistemit Operativ -Unix”.

Gjatë ligjëratës, z. Salus,  përmendi zhvillimin e hovshëm të kompjuterëve ndërsa si krahasim bëri periudhën e viteve 1960 dhe 2010,  ku në vitet e 60 – ta, sipas tij, gjendeshin16 kompjuter në gjithë botën ndërsa,  sot, më 2010, llogariten të jenë gjithsej 1.8 miliard shfrytëzues të kompjuterëve dhe natyrisht edhe te sistemeve operative.

z. Salus përmendi të gjitha zhvillimet e rëndësishme duke iu referuar datave ekzakte të ndodhive të tyre dhe gjithashtu edhe personave përgjegjës për krijimet e tyre. Ai bëri krahasime duke filluar nga madhësia e kompjuterëve të parë, çmimeve nëpër periudha të ndryshme kohore, se si bashkërisht ato shkonin duke u zvogëluar. Gjithashtu përmendi edhe rëndësinë e madhe që ka bërë zbulimi i internetit dhe zhvillimi i tij, por pa përjashtuar edhe zhvillimet në siguri.

Piter Salus i bëri vërejtje të madhe sistemit operativ Windows, ngase për çdo program kërkon licenca të veçanta,  “kurse sistemi operativ Unix dhe programet e këtij sistemi janë të ofruara pa licencë”, tha ai.

Bibliografi e përzgjedhur e  Peter Salus
•    The Daemon, the Gnu & the Penguin (Reed Media Services, Sept. 2008; ISBN 978-0-9790342-3-7; previously serialised on the Groklaë ëebsite)
•    A Quarter Century of UNIX (Addison Ëesley, June 1, 1994; ISBN 0-201-54777-5)
•    Casting the Net (Addison-Ëesley, March 1995; ISBN 0-201-87674-4)
•    Handbook of Programming Languages (ed., four volumes: ISBN 1-57870-008-6, ISBN 1-57870-009-4, ISBN 1-57870-010-8, ISBN 1-57870-011-6)
•    Packet Communication (Robert Metcalfe, David Ëalden, Peter H. Salus; ISBN 1-57398-033-1)
•    Big Book of IPv6 Addressing RFCs (Morgan Kaufmann, 2000; ISBN 0-12-616770-2)

Peter  Salus,  është shkencëtar për fushën e  kompjuteri, historian i teknologjisë, autori në shumë fusha. Ka kryer hulumtime në përvetësimin e  gjuhëve të kompjuterit,  po në këtë lëmi  më 1963 doktoron  në New York University.
Ka pasur një karrierë intensive akademike,  ku ka  shërbyer si profesor dhe dekan në disa universitete,

Ai gjithashtu ka qenë Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së të dy USENIX dhe Sun User Group, dhe Zëvendës Kryetari i Fondacioni Free Software; përveç kësaj ka punuar për disa lloje të teknologjisë së lartë.

Nga 1987 deri më 1996, ai ishte drejtori botues i Sistemeve Computing (MIT Press dhe Shoqatës USENIX).

Është i njohës i  mirë për librat e tij në historinë e informatikë, veçanërisht një çerek shekullin e UNIX dhe Kallëp Net (një histori e Internetit deri në 1995).