Shkencat Kompjuterike vazhdojnë me projektet “Dynamic Web”, “Mobile Apps” dhe “Gaming”

13/07/2016

Pjesëmarrësit në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, në kuadër të ANV-së, të mërkurën kanë vazhduar me projektet “Dynamic Web”, “Mobile Apps” dhe “Gaming”.

Ata, gjatë dy ditëve më parë, të hënën dhe të martën, kanë dëgjuar temat “Software Engineering” të mbajtur nga Xhelal Jashari dhe “Internet of Things”, nga dr.Zhilbert Tafa.