Rektori takon anëtarët e Këshillit të ri studentor të UBT-së
30/01/2026U mbajt takimi i parë ndërmjet Rektorit dhe Menaxhmentit të UBT-së me Këshillin e ri studentor, i përfaqësuar nga Kryetarja e Këshillit, Vesa Shatri.

Gjatë takimit u diskutuan prioritetet e bashkëpunimit ndërmjet palëve, si dhe u miratua planprogrami vjetor i propozuar nga Këshilli Studentor. Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të përfaqësimit studentor dhe angazhimit aktiv të studentëve në jetën akademike dhe institucionale të UBT-së.
