Rektori i Universitetet të Vlorës vizitoi UBT-në

06/12/2011

UBT-ja në vazhdimësi bashkëpunon me Republikën e Shqipërisë


Prishtinë,  6 dhjetor 2011- Rektori i Universitetit të Vlorës Prof. Dr. Albert Qari qëndroi për  një vizitë në Kosovë, me ftesë të UBT.

 

Në vizitën dhe takimet e njëpasnjëshme me Presidentin  e UBT-së, Dr. Hajrizin, z. Qari u njoh me zhvillimet në këtë institucion të lartë arsimor, me theks të veçantë me punën që bëhet në të gjitha fakultete dhe gjatë takimeve u bisedua për  bashkëpunimin ndërinstitucional. 

 

Më konkretisht,  Dr. Hajrizi e ka njoftuar atë lidhur me zhvillimet e përgjithshme për institucionin që e drejton, UBT-në, dhe  kanë gjetur mirëkuptimin që në një të ardhme të afërt për të shtrirë bashkëpunimin në një varg fushash akademike për çështje të rëndësishme për të dy institucionet dhe të dy vendet.

 

Po ashtu z. Qari  zhvilloi  edhe një ligjëratë para  studentëve  të nivelit Mastar të Fakultetit  Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi të UBT-së.

 

UBT  ka marrëveshje bashkëpunimi me një varg kompani, institucione shkencore dhe universitare edhe në Republikën e Shqipërisë.