Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, merr pjesë në inaugurimin e Premium Business Club në Rezidencën e Ambasadorit Gjerman

30/01/2026

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ishte i pranishëm në ceremoninë inauguruese të Premium Business Club, e mbajtur në Rezidencën e Ambasadorit Gjerman në Kosovë.

Në këtë ngjarje u bën bashkë përfaqësues nga kompanitë Premium të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), përfaqësues të bordit drejtues dhe partnerë të rëndësishëm, ku u theksua bashkëpunimi dhe shkëmbimi ideve për zhvillimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

Pjesëmarrja e Rektorit Hajrizi theksoi angazhimin e vazhdueshëm të UBT-së për lidhjen e arsimit me biznesin dhe inovacionin, si dhe rëndësinë e krijimit të mundësive konkrete për bashkëpunime të reja.