Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi i ftuar si Guest of Honor në konferencën ndërkombëtare të universitetit SRMU në Indi

10/04/2026

UBT po vazhdon të forcojë rolin e tij në arenën ndërkombëtare akademike, duke u bërë pjesë e një konference të rëndësishme që po organizohet nga universiteti partner Shri Ramswaroop Memorial University (SRMU) në Indi, në bashkëpunim me International Fashion Business Exchange Council.

Në kuadër të kësaj konference, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, është ftuar si mysafir dhe folës nderi (Guest of Honor), ku do të mbajë një prezantim në sesionin hapës të konferencës.

UBT është partner i Shri Ramswaroop Memorial University (SRMU) në Indi, dhe institucioneve të tjera në këtë konferencë. Pjesëmarrja në këtë ngjarje ndërkombëtare dëshmon përkushtimin e institucionit për të ndërtuar ura bashkëpunimi me universitete dhe organizata globale, si dhe për të kontribuar në zhvillimin e arsimit, inovacionit dhe teknologjisë në nivel ndërkombëtar.

Konferenca mbledh akademikë, studiues dhe liderë të industrisë nga vende të ndryshme të botës, duke krijuar një platformë të rëndësishme për shkëmbim idesh, përvoja dhe zhvillim të partneriteteve strategjike.