Rektori Hajrizi zhvilloi takim me zëvendës ministrin e Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti

18/05/2021

Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi bashkë me profesorin Petrit Ahmeti, kanë zhvilluar një takim pune me zëvendës ministrin e Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, ku diskutuan për mbështetjen që UBT po ofron në fushën e digjitalizimit të shumë proceseve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe ambasadave të Kosovës.

 

Në këtë takim, rektori Hajrizi bashkë me zëvendës ministrin Ahmeti, diskutuan edhe për aplikimin e realitetit virtual, si një mundësi për promovimin e kulturës dhe të trashëgimisë së Kosovës, në mënyrë që të mbahen më afër bashkëatdhetarët në interes të promovimit dhe përfaqësimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

 

Ndër të tjera, në këtë takim, rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi bashkë me profesorin Petrit Ahmeti dhe zëvendës ministrin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, diskutuan edhe për sigurinë kibernetike dhe angazhimin dhe mundësinë e përfshirjes së diasporës në zhvillimet e Kosovës.

 

Rektori Hajrizi dhe zëvendës ministri Ahmeti, u dakorduan që të vazhdojnë komunikimin duke ofruar mbështetjen e ndërsjelltë lidhur me zhvillimet dhe përmirësimin e përfaqësimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.