Rektori Hajrizi takohet me studentët e UBT-së që po kalojnë një semestër të studimeve në Bullgari

26/05/2021

Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi ka takuar studentët të cilët janë duke  përfunduar një semestër të studimeve në Bullgari, përmes programit Erasmus+, si pjesë e programit të shkëmbimit të studentëve.

 

Rektori Hajrizi ka përgëzuar studentët për arritjet e tyre, punën dhe angazhimin, si dhe përfaqësimin e denjë jo vetëm të UBT-së por edhe të Kosovës.

 

“Përgëzojë studentët për arritjet e tyre në studime dhe angazhimin e tyre në fushat ku ata janë duke studiuar.  Jam i lumtur që përmes UBT-së ua kemi ofruar studentëve mundësinë që të studiojnë në një universitet me renome ndërkombëtare, sepse qëllimi ynë kryesor është që studentët tanë t’i dërgojmë jashtë kufijve për t’u inspiruar e për të sjellë përvojën e tyre që të zhvillojnë shtetin tonë”,

 

Edhe studentët e UBT-së që ishin përfitues të kësaj burse u ndanë shumë të kënaqur me përvojën e fituar, teksa shprehën gatishmërinë e tyre që përvojën e fituar ta inkorporojnë në punën e tyre të përditshme në Kosovë.