Rektori Hajrizi priti në takim përfaqësues nga organizata UN WOMEN

bool(false) 16/11/2022

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i shoqëruar nga përgjegjësja e Zyrës së Projekteve në UBT, Elinda Krasniqi, ka mirëpritur në takim përfaqësues nga organizata UN WOMEN, Florije Kryeziu dhe Donika Lamaxhema.

 

Në këtë takim është diskutuar mundësia për bashkëpunim në mes UBT-së dhe UN WOMEN, për projekte të cilat trajtojnë barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave në vendin e punës, në treg dhe komunitet.

 

Ndër të tjera, përfaqësues nga UN WOMEN ftuan UBT-në për të vijuar sesionet lidhur me politikat për parandalimin e ngacmimit seksual në vendin e punës, si dhe për ofrimin e një mjedisi pune ku mbizotërojnë vlerat e barazisë gjinore.