Rektori Hajrizi, pritet zyrtarisht nga Kryetari i Komunës së Braga-s në Portugali

22/10/2025

Profesor Edmond Hajrizi, në Portugali, u prit zyrtarisht nga Kryetari i Komunës së Braga, zt. Ricardo Rio. Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm në përpjekjet e UBT-së për ndërkombëtarizim dhe inkurajimin e bashkëpunimeve në nivele evropiane.

Braga, si një nga qytetet më të rëndësishme dhe më të vjetra në Portugali, ofron një potencial të madh për zhvillim, ku UBT mund të angazhohet drejtpërdrejt në projekte inovative për mobilitetin e së ardhmes.

Gjatë qëndrimit në Braga, Rektori Hajrizi pritet të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Rajonal Minho, me theks të veçantë në akreditimet e përbashkëta në fushën e mjeksisë. Gjithashtu, programi i vizitës do të përfshijë takime në Politeknikun Braga, InvestBraga, si dhe me drejtuesit e Asociacionit të Ndërmarrësisë Minho, duke forcuar kështu lidhjet dhe mundësitë e bashkëpunimit në të gjitha nivelet.