Rektori Hajrizi pritet në takim nga kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu

bool(false) 15/04/2022

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, i shoqëruar nga profesori i UBT-së, Hazer Dana, nga Instituti për Studime Urbane në UBT, është mirëpritur në takim nga kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

 

Në këtë takim, rektori Hajrizi, e ka njoftuar nga afër kryetarin Aliu me zhvillimin dhe angazhimin e UBT-së për t’iu qëndruar pranë institucioneve komunale dhe atyre qendrore me kapacitetet që ka ky institucion i arsimit të lartë.

 

Rektori Hajrizi, u shpreh i hapur për të bashkëpunuar me Komunën e Ferizajt në fushat ku mendohet se UBT mund të jap ekspertizën e nevojshme, me theks në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, si dy fushat më të zhvilluara nga UBT.

 

Të dyja palët në këtë takim diskutuan për mundësinë e bashkëpunimit konkret në projektin “Smart City Kosova”, projekt ky i cili iu mundëson komunave menaxhimin e sistemit urban infrastrukturor përmes teknologjive digjitale, duke ndihmuar shumë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

 

Në këtë takim rektori Hajrizi ka theksuar edhe njëherë përkushtimin e UBT-së për të nxjerrë kuadro profesionale, duke iu siguruar atyre kushte moderne për zhvillimin e tyre profesional, ku në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt mund të realizohen edhe shumë projekte të tjera të përbashkëta për të rinjtë e këtij qyteti.

 

Si rektori Hajrizi ashtu edhe kryetari Aliu, u pajtuan që të bashkëpunojnë ngushtë në projekte të ndryshme të përbashkëta, në fusha me interes për të dyja palët.