Rektori Hajrizi prezantoi zhvillimin e UBT-së në Rotary Club Prishtina Newborn

bool(false) 05/04/2022

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, ka mbajtur një prezantim unik të zhvillimit të njërit prej institucioneve më të mëdha në vend të arsimit të lartë, në ambientet e Rotary Club Prishtina Newborn.

 

Në këtë prezantim para pjesëtarëve të këtij klubi, rektori Hajrizi ka folur për fillet dhe zhvillimin hap pas hapi të UBT-së ndër vite, duke arritur kështu që të bëhet një institucion gjigant i arsimit.

 

Ndër të tjera, rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, së bashku me pjesëmarrësit e tjerë, ka zhvilluar një bashkëbisedim të frytshëm rreth shumë programeve të studimit që ka zhvilluar UBT, në mënyrë që të plotësohen të gjitha nevojat e shoqërisë.

 

Rotary International është një organizatë ndërkombëtare biznesmenësh që mbledhin të holla për të ndihmuar të sëmurët ose të varfërit në zonën e tyre lokale, dhe në Kosovë janë rreth 19 Rotary Clubs me rreth 350 anëtarë.