Rektori Hajrizi prezantoi suksesin e UBT-së në konventën “Suksesi është qëllimi yt”

22/10/2022

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, me ftesë të drejtorit të kompanisë “Denis Gafuri Sales Training”, Denis Gafuri, mori pjesë në cilësinë e folësit në konventën “Suksesi është qëllimi yt”.

Në këtë konventë, rektori Hajrizi para shumë folësve, pjesëmarrësve dhe bizneseve të ndryshme, foli për suksesin në revolucionin e konvergjencës, duke e marrë si shembull UBT-në si institucion që ka tejkaluar kufijtë e suksesit.

Rektori Hajrizi, ndër të tjera diskutoi me pjesëmarrësit për rëndësinë e të qenit i suksesshëm, si dhe mundësitë që janë bazuar në kërkesën e madhe karshi ofertës që po bëhet nga tregu momental i punës.

“Nëse e shohim nga një perspektivë tjetër, kërkesa është më e madhe karshi asaj që po ofertohet në treg, pra ka shumë mundësi për të punuar dhe për të ofertuar për shumë gjëra për zhvillim të mëtutjeshëm. Mundësitë për të qenë të suksesshëm janë të mëdha edhe në vendin tonë, mirëpo nevojitet vullnet, punë dhe angazhim edhe më i madh për dallim prej atij që jemi duke e dhënë deri më tani”, ka potencuar rektori Hajrizi.

Për shembullin e suksesit dhe institucionit që udhëheq, rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi nevojën për të kontribuuar gjithsecili që ka mundësi në zhvillimin e mëtutjeshëm të sferës së arsimit, shkencës dhe teknologjisë, për t’i dhënë vendit kuadro të reja profesionale, si dhe të rinjve vende të reja pune në Kosovë.