Rektori Hajrizi po merr pjesë në Greqi në punëtorinë për programin PHD në TIK

12/04/2022

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, po merr pjesë në punëtorinë treditore që po mbahet në Selanik të Greqisë mbi mentorimin, kompetencat kërkimore dhe rrjetëzimin në TIK.

 

Qëllimi i kësaj punëtorie është zhvillimi dhe zbatimi i një programi PhD në TIK për sistemin arsimor në Kosovë (PhDICTKES). Për këtë projekt të mbështetur nga Bashkimi Evropian përmes programit Erasmus +, janë zhvilluar deri tash disa punëtori edhe në Kosovë, ku njohësit e fushës së TIK kanë prezantuar idetë e tyre për programin e ardhshëm të doktoraturës në fushën e TIK-ut.

 

Bashkë me rektorin Hajrizi nga UBT në këtë konferencë po marrin pjesë edhe profesorët Bertan Karahoda, Zhilbert Tafa, Krenare Pireva dhe Edmond Jajaga.

 

UBT vazhdon të jetë një prej institucioneve që prodhon kuadrot kryesore për tregun e Kosovës dhe jashtë tij në fushën e TIK-ut. Sipas statistikave të fundit rreth 60 për qind e tregut të punës në Kosovë në këtë fushë mbulohet nga kuadrot e dala nga UBT, që si institucion shquhet për krijimin e ekspertëve më të mirë në këtë fushë edhe përtej Kosovës.