Rektori Hajrizi po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të European University Association – EUA

bool(false) 28/04/2022

Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, është duke marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të European University Association – EUA.

 

Kjo asamble është mbledhur me rastin e Konferencës Vjetore të European University Association – EUA 2022, në të cilën po synohet që përmes kësaj konference të ofrohet një platformë për të diskutuar lidhur me vlerat që formësojnë misionet dhe objektivat strategjike të universiteteve të Evropës.

 

Në kuadër të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të EUA-s, ku po merr pjesë edhe rektori Hajrizi, po trajtohet roli i lirisë akademike në ruajtjen e vlerave më të gjera demokratike, sigurimin e vetë-reflektimit dhe përpjekjen për përmirësim të vazhdueshëm shoqëror.

 

Ndër të tjera, në Asamblenë e Përgjithshme të EUA-s, rektori Hajrizi së bashku me pjesëmarrës të tjerë kanë diskutuar për atë se çfarë universitetet mund të bëjnë në praktikë për të siguruar lirinë akademike, teksa në sesionin e dytë janë shqyrtuar pasojat e mundshme të tendencave për cenimin e lirisë së fjalës në universitetet e ndryshme evropiane.

 

European University Association – EUA, është një shoqatë që përfaqëson më shumë se 800 universitete dhe konferenca ndërkombëtare të rektorëve në 48 vende evropiane, ku bën pjesë edhe UBT.