Rektori Hajrizi përfaqëson UBT-në në Konferencën Evropiane të Arsimit të Lartë EU4Dual në Malta

10/04/2024

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi në kuadër të promovimit të zhvillimit të arsimit të lartë në nivelin evropian, mori pjesë me një prezantim të shquar në edicionin e parë të Konferencës Evropiane të Arsimit të Lartë të Dyfishtë EU4Dual, e cila po mbahet në Malta.

Rektori Hajrizi ishte panelist në sesionin “Industry and regional stakeholders track”, ku u trajtua tema e Transformimit Digjital dhe Arsimit Dual.

Në fjalën e tij, Rektori Hajrizi në veçanti theksoi se e ardhmja e njeriut do të jetë pozitive, por që kërkohet një bashkëveprim më i mirë ndërmjet teknologjisë dhe njeriut, duke qenë çdo herë në bazë vlerat humane për zhvillim.

Diskutimi i gjerë u përqendrua në sfidat dhe mundësitë e transformimit digjital në arsimin e lartë, duke theksuar rëndësinë e përshtatjes së programit të arsimit dual me kërkesat e tregut të punës.

Pasqyrimi i përvojave dhe strategjive inovative të UBT-së në përputhje me këto kërkesa të arsimit të lartë tregoi përkushtimin e vazhdueshëm të institucionit ndaj çështjeve të zhvillimit të arsimit në një kontekst global.