Rektori Hajrizi në vizitë zyrtare në Zvicër

bool(false) 19/01/2022

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë, ka nisur sot një vizitë zyrtare me ftesë, në Zvicër.

 

Gjatë kësaj vizite, rektori Hajrizi do të zhvillojë takime me personalitete të ndryshme nga sfera akademike dhe do te vizitojë qendra të ndryshme për shkencë dhe teknologji.

 

Në kuadër të kësaj vizite, do të konkretizohen  marrëveshje të bashkëpunimit me interes të përbashkët në fushën e arsimit të lartë në mes të institucioneve: studime të përbashkëta, projekte shkencore dhe zhvillimore të përbashkëta.

 

Me këtë UBT vazhdon traditën e ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë edhe me një vend që mund të konsiderohet si model i arsimit në botë.

 

UBT është institucion i ndërtuar mbi përvojat dhe praktikat më të mira të mësimdhënies evropiane dhe amerikane. Si i tillë ky institucion bartës i arsimit të lartë në Kosovë ka qindra marrëveshje bashkëpunimi me universitetet më të njohura ndërkombëtare, nga të cilat kanë përfituar studentë e profesorë nga Kosova, të cilët ekspertizën e suksesshme profesionale të marrë nga mësimdhënësit më të mirë të këtyre universiteteve po e aplikojnë suksesshëm në Kosovë në pozicione të ndryshme, qoftë në institucione shtetërore apo private.