Rektori Hajrizi mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Digjitalizim “Smart City Prishtina 2025”

19/06/2025

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë në Konferencën e Parë Ndërkombëtare për Digjitalizim “Smart City Prishtina 2025”, një ngjarje e rëndësishme që synon të promovojë zhvillimin e qyteteve të mençura dhe të digjitalizuara në Kosovë dhe më gjerë.

Në kuadër të kësaj ngjarje, UBT prezantoi disa nga zgjidhjet e tij inovative për ndihmën e zhvillimit të qyteteve të mençura, duke u përqendruar veçanërisht në aspektet e edukimit.

UBT, si institucion kryesor arsimor në Kosovë, po zhvillon dhe implementon projekte të avancuara që lidhen ngushtë me digjitalizimin e arsimit, si pjesë e iniciativës për të ndihmuar në ndërtimin e një “Smart City” që është i përqendruar në teknologjinë dhe inovacionin.