Rektori Hajrizi mori pjesë në tryezën “Integrimi i pjesshëm apo i tërësishëm i Ballkanit Perëndimor në BE”

10/05/2018

 

Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi, mori pjesë në tryezën më temë: “ Integrimi i pjesshëm apo i tërësishëm i Ballkanit Perëndimor në BE”, organizuar nga Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës, për rastin e 9 Majit, Ditës së Evropës.

 

Hajrizi tha se është përgjegjësi e secilit institucion arsimor që të jap kontribut në procesin e integrimit të vendit në BE.


E prej themelimit e deri më sot, siç potencoi Hajrizi, UBT ka dhënë shumë përmes anëtarësimit në organizata të mëdha ndërkombëtare.
“E ardhmja jonë në Evropë dhe e ardhmja e Bashkimit Evropian, ndërtohet nga arsimi.
Për Kosovën investimi në arsim krijon vende pune, ndihmon në promovimin e drejtësisë shoqërore dhe në adresimin e sfidave ndaj demokracisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Të gjitha këto do ta sjellin vendin më afër BE-së dhe do të bëjnë që anëtarësimi ynë të shihet si një mundësi dhe jo si barrë”, konstatoi ai.

 

Në këtë organizim morën pjesë edhe një varg personalitetesh të tjera të Kosovës, të cilët disktutuan për sfidat e së ardhmes drejt integrimit, kushtet që duhen plotësuar dhe për ndikimin e arsimit dhe rinisë në këtë proces me rëndësi jetike për vendin.