Rektori Hajrizi mirëpriti në takim koordinatoren e Zyrës së Erasmus+ në Kosovë, Mimika Dobroshi

bool(false) 07/07/2022

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i shoqëruar nga zyrtarja për projekte në UBT, Elinda Krasniqi, ka mirëpritur në takim koordinatoren e Zyrës së Erasmus+ në Kosovë, Mimika Dobroshi.

 

Në këtë takim, u diskutua rreth bashkëpunimit ndërmjet UBT-së dhe Zyrës së Erasmus+ në Kosovë, si dhe për vazhdimin e këtij bashkëpunimi edhe më tutje për të arritur objektivat dhe qëllimet në përmirësimin e sistemit arsimor dhe edukativ.

 

UBT ka përfituar nga disa projekte për ngritjen e kapaciteteve dhe mobilitetit ndërkombëtar të Erasmus+ dhe ka vizion për të krijuar një ekosistem inovativ, duke zgjeruar arritjen dhe kapacitetet e tyre në vitet e ardhshme.

 

UBT është një nga institucionet e arsimit të lartë në Kosovë, i cili që nga fillimi i bashkëpunimit me Erasmus+, edhe sot, mbetet partner serioz dhe i përkushtuar në përfitimin dhe realizimin e projekteve të ndryshme që kanë të bëjnë me ngritjen e kapaciteteve, me mobilitetin e studentëve dhe projekte strategjike të dijes dhe inovacionit.

 

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, me vite ka shërbyer si ekspert i reformave të arsimit të lartë në Kosovë në kuadër të Erasmus+, si dhe ka dhënë një kontribut të madh në themelimin e Zyrës së Erasmus+ në Kosovë.