Rektori Hajrizi ishte i ftuar për vizitë zyrtare në Universitetin Mjekësor Paracelsus në Salzburg

30/03/2026

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ishte i ftuar për një vizitë zyrtare në Salzburg të Austrisë, gjegjësisht në Paracelsus Medizinische Privatuniversität, një nga institucionet më të njohura në fushën e mjekësisë në Evropë.

Gjatë vizitës, Rektori Hajrizi prezantoi ekosistemin e integruar që ndërthur edukimin, kërkimin shkencor dhe inovacionin, me fokus të veçantë në fushën e mjekësisë dhe teknologjive të avancuara. Rektori Hajrizi prezantoi zhvillimet më të fundit të UBT-së në ndërtimin e një infrastrukture moderne akademike dhe kërkimore, si dhe rolin e institucionit në përgatitjen e profesionistëve të rinj në përputhje me standardet ndërkombëtare. Në veçanti, u theksua rëndësia e bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe krijimi i urave të reja mes institucioneve akademike për avancimin e dijes dhe inovacionit.

Rektori Hajrizi gjithashtu u ftua ceremoninë solemne të inaugurimit të rektores së re të këtij universiteti, Annemarie Weißenbacher, e cila më 26 mars 2026 mori zyrtarisht drejtimin e institucionit, duke marrë përgjegjësinë e plotë shkencore, strategjike dhe organizative.

Në këtë ceremoni të mbajtur në ambientet prestigjioze të Salzburger Residenz, morën pjesë përfaqësues të lartë nga universitetet mjekësore austriake dhe ndërkombëtare, partnerë institucionalë, përfaqësues nga politika, shkenca dhe ekonomia, si dhe bashkëpunëtorë të rëndësishëm ndërkombëtarë.