Rektori Hajrizi i ftuar në eventin global “Technogym Innovation Outlook 2026″, prezanton potencialin e UBT Smart City për t’u bërë UBT Wellness City
02/02/2026Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, është ftuar të marrë pjesë në eventin vjetor ndërkombëtar të kompanisë lidere globale Technogym, “Technogym Innovation Outlook 2026”, i cili po mbahet në Itali dhe ku marrin pjesë qindra profesionistë, ekspertë dhe përfaqësues nga mbarë bota.

Ky event prestigjioz shërben si platformë globale për prezantimin e teknologjive më të avancuara në fushën e sportit, fitnesit, shëndetit dhe mirëqenies, si dhe për diskutimin e trendeve të reja dhe mundësive të bashkëpunimit ndërkombëtar, të zhvilluara nga dhe në bashkëpunim me Technogym.
Gjatë kësaj vizite, e cila vjen si rezultat i vizitës së përfaqësuesve të Technogym në UBT, Rektori Hajrizi u takua dhe zhvilloi biseda me udhëheqës të departamenteve të edukimit, shkencës, zhvillimit dhe projekteve të Technogym, me fokus të veçantë bashkëpunimin në implementimin e teknologjive dhe programeve të Technogym-it në ekosistemin e UBT-së, me ç’rast mundësohet realizimi i plotë i UBT Wellness City si një komponentë e domosdoshme e UBT Smart City.
Kështu, modeli i zhvilluar UBT 5S (Small Smart Self-Sustain City), i zbatuar në UBT Smart City, kompletohet edhe me komponentën e mirëqenies dhe stilit të jetesës. Me këtë rast krijohet një model unik që përfaqëson modelin e ri të jetesës në qytete, një shembull se si teknologjia e avancuar, inteligjenca artificiale, sporti, nutricioni, shëndeti dhe rehabilitimi mund të ndërlidhen në një ekosistem të vetëm, të integruar, të personalizuar dhe të qëndrueshëm.
Përmes këtij ekosistemi, nxënësve, studentëve, stafit akademik dhe administrativ, institucioneve dhe komunitetit të gjerë të Kosovës u ofrohet një sistem i kompletuar për fitness, wellness, sport, rehabilitim dhe lifestyle, i ndërtuar mbi praktikat më të mira ndërkombëtare dhe i mbështetur nga teknologjitë dhe sistemet më të avancuara, përfshirë inteligjencën artificiale, e cila mundëson mbështetje të personalizuar për individin.
Ky vizion bëhet i mundur falë faktit se ekosistemi i UBT-së tashmë është ndërtuar mbi këto baza, duke përfshirë dimensionin edukativ, shkencor, inovativ, zhvillimor dhe klinik, duke e pozicionuar UBT-në si një qendër rajonale dhe më gjerë në fushën e mirëqenies dhe shëndetit të integruar.
Një bashkëpunim me Technogym pritet të kontribuojë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së shërbimeve në kampuset e UBT-së, në qendrat e trajnimit, shërbimet shëndetësore dhe spitalore, si dhe në zhvillimin e aktiviteteve sportive, duke e forcuar më tej rolin e UBT-së si lider në inovacion, transformim shoqëror dhe zhvillim ekonomik, sepse, siç tha edhe Presidenti i Technogym, po kalojmë dhe duhet të kalojmë nga Green Economy në Wellness Economy.


