Rektori Hajrizi dhe Dekani Qehaja vizitojnë Technical University of Sofia

17/03/2026

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, së bashku me Dekanin e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Prof. Dr. Besnik Qehaja, zhvilluan një vizitë në Technical University of Sofia, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe avancimin e iniciativave inovative.

U diskutua mbi projektet në zhvillim, si dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit përmes projekteve të reja, veçanërisht atyre ndërkombëtare. Po ashtu, në fokus ishte edhe mobiliteti i shtuar për stafin dhe studentët.