Radio Campus zgjeron frekuencat nga ato lokale në ato regjionale  

bool(false) 07/12/2021

Radio Campus, e cila ka nisur punën në vitin 2015, si një radio me frekuenca lokale, ka kaluar në radio regjionale, duke e përmbyllur kështu suksesshëm konsolidimin e saj, si një medium alternativ radiofonik.

 

Për të shënuar kalimin në frekuenca regjionale në ambientet e Radio Campus është mbajtur një ceremoni solemne, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 20-vjetorit të UBT-së, në të cilën krahas gazetarëve, teknikëve e punëtorëve të tjera, ka marrë pjesë edhe rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, i cili ka bërë të ditur se krahas frekuencave të reja, Radio Campus është pajisur edhe me teknologjinë më të re për radio e cila do ta rrisë përformancën e saj duke e bërë atë unike në tregun e Kosovës.

 

Rektori Hajrizi tha se Radio Campus ka bërë një traditë, dhe se tashmë ka një program të pasur dhe një audiencë të respektuar.

 

“Në kuadër të UBT-së ne kemi Radio Campus, Televizionin UBT TV, portalin e lajmeve UBTNEWS dhe një infrastrukturë moderne, një ekosistem medial, i cili po jep frytet e veta çdo ditë e më shumë në informimin e drejtë, profesional, po ashtu edhe të argëtimit të audiencës sonë të çmuar“, u shpreh rektori Hajrizi, i cili ishte intervistuesi i parë i Radio Campus pas kalimit në frekuenca regjionale.

 

“UBT-në të gjithë e njohin për atë se qëndron një hap para të tjerëve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit. Së fundmi ne kemi lëshuar në funksion Qendrën e Teknologjisë 5G, realitetit virtual, e inteligjencës artificiale”, u shpreh Hajrizi duke premtuar investime të reja në Radio Campus.