Quality Kosova organizoi vizitë dhe promovim të investimeve të huaja në Kosovë në Republikën e Çekisë

21/09/2011

Prishtinë,  20 shtator 2011-  “Quality Kosova”  nga Prishtina në bashkëpunim me  “Czech INVENT” nga Praga,  për disa ditë më radhë  qëndruan për vizitë studimore në Pragë në kryeqendrën e Republikës së Çekisë.

 

Vizita ka qenë e organizuar në mënyrë që ti përmbushin kërkesat të cilat janë paraqitur gjatë  punëtorive të mbajtura në  Kosovë  në kuadër  të projektit  për  përmirësimi e klimës së investimeve dhe ndërmarrësisë në Kosovë,  të organizuara nga “Czech INVENT” dhe “Quality Kosova”, së bashku me partnerët e projektit që janë  mbajtura në UBT.  Gjithashtu gjatë vizitës studimore janë vizituar  si zona Industriale,  parqet industrial dhe teknologjike,  parku industrial në Pardubice dhe Pilsen dhe  inkubatorët e biznesit në Pardubice dhe Pragë,  u organizuan edhe  takime me zyrtarët rajonale po të këtyre qyteteve.

 

 Po ashtu është bërë promovimi i ofertave  investive në Kosovë nga Zyrat Zhvillimore Rajonale të Kosovës dhe agjencionet si  APIK,  AMNVM  dhe  AKP  para  invesitorve potencial çek në Oden Ekonomike Ndërkombëtare të Çekisë. Në delegacion nga Kosova merrnin pjese  edhe kryetarë  të komunave  (Ferizaj,  Lipjan,  Novobërd) përfaqësues  të   Agjencionit  për Promovimin  e Investimeve në Kosovë-APIK,  të  Agjencionit për Zhvillimin e Ndërmarrjeve të vogla dhe te mesme të Kosovës AMNVM , të  Agjencionit  për Privatizimin e Kosovës AKP,   Agjencionet  Rajonale  Zhvillimore-AZHR si dhe UBT, gjegjësisht “Quality Kosova”.

Ky organizim u  bë bashkëpunim me partnerin nga Republika Çeke “Czech INVENT”  kurse është mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, SOROS- Zyra në Pragë dhe në Prishtinë dhe UBT.

 

Po ashtu  në kuadër  projekti për  “Përmirësimi  i klimës së investimeve dhe ndërmarrësisë në Kosovë”, për disa  muaj  me radhë  janë zhvilluar punëtori  të njëpasnjëshme në UBT po ashtu është   organizuar  edhe  vizita  studimore nëpër komunat e Kosovës  si në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren,  Gjilan,  Novobërdë,  Shtime, etj ,   ku partnerët e projektit patën  mundësi që për së afërmi  t’i  identifikojnë  nevojat dhe  kërkesat  për përmirësimin e klimës së investimeve të  huaja. “Pjesëmarrësit në vizitën studimore janë nda shumë të kënaqur me programin që ka ofruar  “Quality Kosova” dhe “Czech INVENT”,  dhe shpresojmë që këto aktivitete të vazhdojnë edhe në vitin e ardhshëm, në projekte të natyrës së ngjashme”, tha koordinatori i projektit, Lulzim Beqiri.

 

Pas vizitës  si  pjesë finale e projektit do të organizohet edhe një konference  ku  do  diskutohet rreth krijimit të strategjive për përmirësimin e klimës  së ndërrmarrësisë dhe investimeve të huaja në Kosovë dhe do të organizohet edhe një punëtori e cila do ti ndihmoj pjesëmarrësve në  krijimin e materialeve promovuese për rajonet e tyre.

 

Për më shumë detaje rreth vizitës në fjalë  klikone  linkun  e mëposhtëm, 
https://picasaëeb.google.com/107126513231139618631/110915_TSKosovo?feat=flashslideshoë#5652516349181889682