Quaity Kosova u certifikua nga Organizata Evropiane për Cilësi

21/06/2011

 

Prishtinë,  20 qershor 2011- Presidenti i UBT-së Prof. Dr. Edmond Hajrizi po qëndron për disa ditë më radhë në Budapest të Republikës  së Hungarisë,  ku është ka  zhvillon një varg takimesh  të njëpasnjëshme të rëndësishme  në nivel botëror , ku vlen të theksohet pjesëmarrja e tij në si në  Asamblenë gjenerale  116  të Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ), e cila  i zhvilloj punimet gjatë ditës së sotme. 

 

Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. E. Hajrizi  në asamblenë në fjalë  përveç pjesëmarrjes  dhe që  foli   për zhvillimet e fundit në Kosovë në fushën e cilësisë dhe të standardeve, ai e  përfaqësoj edhe  organizatën Quality Kosova (QK),  dhe,  gjatë zhvillimeve  të punimeve në asamble,   QK përveç e që disa vite më radhë dmth prej themelimit të saj është dhe e pranuar me të drejta të plota si anëtare e rregullt, vlen te theksohet se  sot edhe u certifikua nga EOQ,  po ashtu baras  me shtete pjesëmarrëse dhe anëtare në Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ).

 

Quality Kosova është themeluar dhe drejtohet nga UBT dhe e pranuar me të drejta të plota si anëtare e Organizatës Evropiane për Cilësi (Europian Organization for Quality). Quality Kosova funksionon që nga viti 2006 dhe është asociacion që merret me çështjen e kualitetit, standardeve, certifikimeve dhe konfirmimit. Promovon cilësinë në Kosovë, në bazë të standardeve evropiane dhe ndërkombëtare, merret me certifikimin e sistemeve e produkteve, si ISO 9001 e të tjerë.

 

Po ashtu sot dhe deri me 22 qershor 2011, organizohet Kongresi  Botëror për Kualitet  “55 EOQ Congress as World Quality Congress”- I pari i UBT-së  do  e prezantoj hulumtimin  e tij: “Zhvillimin e sistemeve të avancuara për menaxhimin e cilësisë në ekonomitë emergjente”.  Në këtë kongres  marrin pjesë ekspertë , shkencëtar dhe hulumtues nga mbarë bota.

 

Po ashtu më 22 qershor 2011,   zhvillohet takimi i organizatës  Aleanca Botërore për Cilësi, dhe do marrin pjesë të krerët e të  gjitha asociacioneve  të shumicës së shteteve kontinentale, kësaj ftese i është bërë edhe Presidenti i UBT-së, z. Hajrizi.