Qindra maturantë morën pjesë virtualisht në sesionin informues për programet e mjekësisë në UBT

23/07/2020

Akademia Verore e Qendrës së Karrierës në UBT, në kuadër të Global UBT Fest 2020, ka vazhduar aktivitetin me sesion informuese për maturantët të cilët sivjet kanë vendosur të fillojnë rrugëtimin akademik universitar.

 

Së në ditën e dytë të kësaj akademie, është mbajtur sesion informues për programet e mjekësisë që i ofron institucioni më cilësor në rajon, UBT.

 

Konkretisht, maturantët dhe të rinjtë u informuan për Fakultetin e Infermierisë, Stomatologjisë, programin Teknik i Radiologjisë, Teknik i Anesteziologjisë, si dhe për shumë programe që institucioni synon ti sjell këtë vit akademik.

 

Maturantëve virtualisht u janë ofruar udhëzime dhe mbështetje për të pasur sukses në profesionin që ata zgjedhin, njëherësh u dhanë këshilla profesionale për t’u pozicionuar suksesshëm në tregun e punës.