Qendra e Transferimit të Teknologjisë ofron mundësi të mbrojtjes dhe patentimit të ideve inovative

25/02/2019

Aktualisht, UBT është i pari dhe i vetmi institucion arsimor në rajon që ka themeluar Qendrën e Transferimit të Teknologjisë, ekzistenca e së cilës është e domosdoshme për çdo universitet prestigjioz.

 

Qëllimi i TTC-së është që të mbështes stafin dhe studentët e UBT-së për mbrojtjen e pronësisë intelektuale të vendit, angazhimin e industrisë dhe komercializimin e kërkimeve të gjeneruara nga UBT.

 

Zyra arrin deri tek industria dhe komuniteti i biznesit, me qëllim të zhvillimit të partneriteteve, të cilat i mundësojnë industrisë të përfitojnë nga mësimi, hulumtimi dhe infrastruktura udhëheqëse botërore, brenda UBT-së.

Krahas kësaj, kjo qendër e mbështetë dhe i mundëson komunitetit të kërkimit në UBT, që të shndërrojë përsosmërinë inovative të kërkimit në rezultate, me qëllim të ndikimit maksimal shoqëror dhe ekonomik.

 

Për më shumë informacione dhe ndihmë, mund të kontaktoni në email-in: [email protected].