Qendra e Karrierës ofron orientim dhe këshillim në karrierë për maturantët e Podujevës

18/03/2019

Zgjedhja e profesionit të duhur është hapi më i rëndësishëm për të rinjtë, andaj UBT përmes Qendrës së Karrierës, po u krijon mundësi nxënësve që janë në prag të regjistrimit në universitet, të bëjnë hapin e drejtë në formimin e tyre profesional.

 

Për këtë qëllim, përfaqësuesit e UBT-së kanë prezantuar para maturantëve të qytetit të Podujevës programet aktualisht më të kërkuara në tregun e punës dhe specifikat e secilit program.

Kjo është bërë me qëllim që studentët e ardhshëm ta krijojnë një pasqyrë të qartë për profesionet e tyre të ardhshme, duke e marrë për bazë talentin e tyre, si dhe lidhjen me nevojat urgjente të tregut vendor e ndërkombëtar për ekspertë të fushave të ndryshme.

 

Qendra e Karrierës e UBT-së është duke realizuar vizita në shkollat e mesme të pothuajse secilit qytet të Kosovës, në mënyrë që të jetë sa më afër maturantëve, me qëllim të orientimit, informimit dhe këshillimit të tyre në karrierë.