Punimi shkencor i profesorit të UBT-së, Naser Rugova, publikohet në revistën “Medical Archives”

bool(false) 16/09/2022

Punimi shkencor i profesorit të UBT-së, Naser Rugova në bashkëpunim me profesorin Emeritus Doncho Donev, me titull: “Legal Regulations of the Health Statistics System and Reflections on the Creation and Implementation of Health Policy in Kosovo”, është publikuar në revistën për shkencat mjekësore “Medical Archives”, e indeksuar nga Scopus dhe PubMed.

 

Në këtë punim është analizuar ndikimi i kornizës ligjore për statistikat shëndetësore në Kosovë në planifikimin e nevojave të sistemit shëndetësor, burimeve njerëzore dhe financiare dhe komponentëve të tjerë që kanë të bëjnë me mbledhjen, analizën dhe përpunimin e të dhënave dhe statistikave shëndetësore.

 

Sipas gjetjeve në këtë punim shkencor, del se sistemi i të dhënave dhe statistikave shëndetësore të Kosovës vuan nga mangësi serioze duke filluar nga korniza ligjore, struktura organizative, organizimi funksional, ndarja e detyrave dhe përgjegjësive, deri te një rregullore e theksuar ligjore e Sistemit të Statistikave Shëndetësore dhe Reflektime mbi Krijimin dhe Zbatimin e Politikës Shëndetësore në Kosovë.

 

Në punimin shkencor të profesorëve: Naser Rugova dhe Emeritus Doncho Donev, janë intervistuar përmes pyetësorëve specifikë, vendimmarrësit dhe palët e interesuara, si dhe stafi tjetër i përfshirë në sistemin e statistikave shëndetësore në tri nivelet organizative të sistemit shëndetësor në Kosovë, duke përfshirë inspektorët nga Inspektorati Shëndetësor.

 

Në linkun në vazhdim mund të gjeni punimin e plotë të profesorit të UBT-së, Naser Rugova: “Legal Regulations of the Health Statistics System and Reflections on the Creation and Implementation of Health Policy in Kosovo”