Punimet shkencore të profesorëve të UBT-së publikohen në revista prestigjioze ndërkombëtare

31/03/2022

Profesionalizmi dhe cilësia janë dy nga aspektet që UBT mbështetet gjithmonë dhe Kosovës i sjell kuadro profesionale, kjo edhe falë profesorëve të UBT-së, angazhimit dhe punës kërkimore të tyre.

 

Së fundmi, punimi shkencor i profesorit të UBT-së, Naser Rugova, në bashkautorësi me Shqipe Hyseni-Buleshkaj, është publikuar në revistën e njohur “Journal of Positive School Psychology”, revistë kjo që mbulon psikologjinë pozitive dhe është e indeksuar në Scopus.

 

Në këtë punim shkencor është studiuar trajtimi i kancerit në Kosovë pas përfundimit të luftës, duke u bërë kështu një rishikim sistematik, incidenca, prevalenca, ndarjet buxhetore për trajtimin e kancerit, si dhe organizimi i shërbimeve me fokus të veçantë te kujdesi paliativ dhe aspekti i ndikimit psiko-emocional.

 

Qëllimi i punimit është analizimi i të gjitha të dhënave të qasshme për trajtimin e kancerit gjatë periudhës që është marrë për hulumtim, duke përfshirë shkaqet, moshën dhe gjininë e të rrezikuarve nga kanceri, si dhe masat e ndërmarra nga autoritetet e Kosovës për trajtim dhe kurim.