Punëtori praktike në kuadër të projektit Core Ed-Academy: “Drejtësia për të Mitur në Praktikë”

11/07/2025

Në kuadër të projektit Core Ed-Academy, më 9 korrik 2025, në ambientet e UBT-së, u mbajt punëtoria praktike me temën “Drejtësia për të Mitur në Praktikë”.

Punëtoria u moderua nga prof. asoc. dr. Egzone Osmanaj, e cila prezantoi qëllimin e punëtorisë, duke e ndërlidhur atë me misionin edukativ për integrimin e praktikës reale me mësimdhënien akademike në fushën e së drejtës penale.

Pjesëmarres ishin përfaqësues të lartë të institucioneve kyçe të sistemit të drejtësisë për të mitur në Kosovë:

  • Z. Ismail Dibrani, Drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës
  • Z. Arsim Tahiri, Drejtor i Shërbimit Sprovues të Kosovës

Në punëtori morën pjesë mbi 27 pjesëmarrës, përfshirë:

  • Prodekanja e Fakultetit Juridik – UBT
  • Drejtorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës
  • Drejtorin e Shërbimit Sprovues të Kosovës
  • studentë të nivelit Master në të Drejtën Penale
  • praktikantë dhe profesionistë të fushës së drejtësisë për të mitur

Kjo përbërje e larmishme kontribuoi në një shkëmbim të pasur përvojash, duke rritur relevancën akademike dhe praktike të punëtorisë.