Publikohet numri i ri i gazetës “UBT News” dhe revistës “Alumni”

05/01/2023

Është publikuar numri i ri i gazetës “UBT News” dhe revistës “Alumni”, të cilat janë përgatitur nga stafi i Media Group dhe studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, ku përfshihet një numër i madh i aktiviteteve të UBT-së përgjatë vitit 2022.

“UBT News” është një përmbledhje e të gjithë aktivitetit të UBT-së përgjatë vitit 2022, duke përfshirë: rangimet e shumta, bashkëpunimet me universitetet prestigjioze në botë, si dhe angazhimet dhe sukseset e profesorëve dhe studentëve.

Mes tjerash, lexuesit do të kenë mundësi që të lexojnë edhe intervistën ekskluzive për gazetën “UBT News” me rektorin e UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, në të cilën është folur rreth të arriturave të UBT-së përgjatë vitit 2022 dhe pritshmërive e qëllimeve të institucionit për vitin 2023.

Te revista “Alumni” do të mund të lexoni rreth historive të suksesit të studentëve të programeve të ndryshme në UBT, rreth eksperiencave të tyre, si dhe arritjeve profesionale në njërin prej institucioneve për kredibile të arsimit të lartë në vend dhe rajon.