Projekti i studentit Benart Shala, fitues dhe më i preferuari i publikut në garën “Future Architecture”

bool(false) 16/01/2019

UBT promovoi punën dhe talentin e studentit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, Benart Shala, i cili me projektin e tij hyri në garën ndërkombëtare, “Future Architecture”, pjesë e të cilës ishin mbi 350 projekte të arkitektëve të rinj nga 70 shtete të ndryshme të botës.

Nga të gjitha këto punime, ai i Benartit arriti që të shpallet projekti më i votuar nga publiku dhe mblodhi gjithsej 1201 vota, më shumë sesa çdo garues tjetër i botës.

 

Lajmi për këtë të arritur të tij dhe vendit tonë është bërë e ditur nga vetë organizatorët e garës, me ç’rast nga pesë punime nga Kosova, Benarti është i vetmi i cili falë këtij suksesi do ta përfaqësojë Kosovën dhe projektin e tij në Matchmaking Conference, si pjesë e Creative Exchange 2019, që do të mbahet më 13-15 shkurt, në Lubjanë të Sllovenisë.

“Përzgjedhja e 25 krijuesve ka përfunduar me zgjedhjen e idesë më të preferuar të publikut. Ndjekësit nëpër rrjete sociale të “Future Architecture” kanë zgjedhur përmes një votimi në internet, projektin “Arkitektura përmes Efektit të Fluturës” nga Benart Shala (Kosovë), si të preferuarin e tyre”, thuhet në njoftimin zyrtar të garës.

 

Përveç prezantimit të ideve, Benarti dhe fituesit e tjerë do të kenë mundësi që të bëhen edhe pjesë e Arkitektëve të së Ardhmes dhe e programit “Evropa Kreative”.