Programi për Menaxhimin e zonave ekonomike në Kosovë

23/12/2010

UBT organizoi workshop  me temën

                 Programi për Menaxhimin e zonave ekonomike në Kosovë

Prishtinë, 22 dhjetor 2010 – Sot në ambientin e  UBT,  është organizuar punëtori-workshop me temën “Programi për menaxhimin e zonave ekonomike”,  si vazhdimësi e projektit të iniciuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), respektivisht nga Agjencia për Mbështetje të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (AMNVM) dhe të implementuar dhe koordinuar  UBT-ja.

 

Me këtë rast,  në workshop u  prezantuan  eksperiencat rajonale dhe ndërkombëtare të menaxhimit të zonave ekonomike dhe gjithashtu janë prezantuar eksperiencat e marra nga vizita studimore që është bërë javën e kaluar në Republikën e Sllovenisë.

 

“Qëllimi i vizitës ishte që të merren praktikat e mira rreth menaxhimit të zonave ekonomike pasiqë,  nga përvojat dhe nga praktikat e mira mund të krijojmë një vizion më të qartë rreth asaj se si në të vërtetë mund të menaxhohen më mirë zonat ekonomike , dmth,  cili model do të ishte më i miri për rastin e Kosovës”, tha Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi.  Më tej i pari i UBT-së, Dr. Hajrizi,  rëndësi në debat i dha anëve  pozitive nga vizitat në fjalë , si për aspektet ligjore, aspektet menaxheriale –organizative, ato financiare etj.

 

Po ashtu Kryeshefi i AMNMV, Naser Graiqevci, foli për rolin e Agjencisë  për Mbështetjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, duke e marrë shembullin e Parkut të Biznesit në Drenas. Më pas foli për modelet e marruara  nga shtete e ndryshme dhe mundësinë e përshtatjes në vendin tonë.

 

Grupi punues i përbërë nga palët e interesit për menaxhimin e zonave ekonomike kanë debatuar rreth krijimit të një kompanie model për menaxhimin e zonave ekonomike në Kosovë.

 

Te ftuarit  për debat në këtë grup punues në workshop ishin nga institucionet si: MTI, ZKM, MEF, MTI-AMNVM,  MTI-APIK,  MALP, Asociacioni i Komunave, Qendrat e zhvillimit rajonal (5 qendrat), OEK, OEA, AKB dhe Banka Botërore.

 

Workshopi rezultoi të ketë pasur debat të frytshëm dhe prezantim të projektit,  ndërsa në takimet tjera në vazhdimësi  grupi punues do të ketë për obligim krijimin e kompanisë modelin dhe biznesplani për menaxhimin e zonave ekonomike.