Programi master Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor – në mbështetje të zhvillimit profesional, akademik dhe edukativ të studentëve

04/10/2022

Programi Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në nivelin master në UBT, është një nga programet më unike dhe më të kërkuarat nga të rinjtë, për shkak që ofron një kurrikulë të bazuar në modelet më të mira evropiane dhe amerikane, si dhe ka një infrastrukturë të pajisur me teknologjitë më të fundit që është në shërbim të studentëve për të përfituar dhe përforcuar njohuritë e tyre rreth fushës.

Përmes infrastrukturës moderne dhe laboratorëve të sofistikuar, për programin në nivelin master Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, ofrohen studimet më cilësore, që e kompletojnë formimin e studentëve në fushat e arkitekturës, inxhinierisë, dizajnit të enterierit, dizajnit urban dhe restaurimit.

Ky program ka dëshmuar se është prijës në ndërtimin e kompetencave që arrijnë dhe tejkalojnë nevojat aktuale të shoqërisë, si dhe më me perspektivë për të ardhmen, për shkak që shumica e studentëve të këtij programi tashmë janë të punësuar në tregun kombëtar dhe ndërkombëtar.

Pas përfundimit të studimeve, studentët do të jenë në gjendje të implementojnë njohuritë e avancuara të bazuara në aspektin human, teknik dhe social, si dhe do të jenë kompetentë për të zgjidhur problemet arkitektonike, urbane apo inxhinierike.

Zgjedh më të mirin, që të bëhesh më i miri!