Asistenti në Fakultetin Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, Amir Imeri mori pjesë në kursin për cilësinë e arsimit universitar në Budapest të Hungarisë

29/07/2022

Asistenti i Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, Amir Imeri, është certifikuar për pjesëmarrje aktive dhe për përfundimin e kursit: “Cilësia e Arsimit Universitar: Harmonizimi i Qëllimeve, Proceseve dhe Rezultateve”, i organizuar nga Rrjeti Universitar i Shoqërisë së Hapur në bashkëpunim me Qendrën “Yehuda Elkana” për Arsimin e Lartë, si dhe Universitetin e Evropës Qendrore.

 

Asistenti Amir Imeri, mori pjesë në këtë kurs i cili u mbajt në Universitetin e Evropës Qendrore në Budapest, në Hungari, duke u zhvilluar në gjithsej 24 orë akademike, duke përfshirë ndërveprimin sinkron, orë mësimdhënie dhe të nxënit asinkron.

 

Në këtë kurs janë zhvilluar tema të ndryshme, të cilat kishin të bënin me vlerësimin e fakulteteve, cilësinë e publikimeve, vlerësimin e hapësirave mësimore, kulturat cilësore, përafrimi i praktikave të menaxhimit me kulturën e sigurimit të cilësisë, si dhe rreth llojeve të procedurave institucionale të sigurimit të cilësisë dhe përmirësimit të cilësisë arsimore.

 

Pjesëmarrja e stafit akademik të UBT-së, në kurse, trajnime dhe vizita nëpër universitete ndërkombëtare, rritë cilësinë dhe nxitë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve arsimore, duke bërë të mundur edhe shpërndarjen e ideve kreative dhe inovative, me qëllim të përmirësimit dhe avancimit të kushteve arsimore dhe edukative për të rinjtë.