Profesori i UBT-së mori pjesë në Samitin Ndërkombëtar të Gurit në Izmir

bool(false) 08/10/2021

Profesori i UBT-së, dr. Bekim Ceko, ishte pjesëmarrës në Samitin Ndërkombëtar të Gurit të mbajtur në Izmir të Turqisë, nga ku u diskutua rreth gurit natyror në botë.

 

Në samitin me titull “E tashmja dhe e ardhmja e Divizionit Ndërkombëtar të Gurit Natyror”, morën pjesë shumë shtete, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Belgjika, Italia, Irani, Spanja, Polonia, Rusia, Tunizia, Turqia, Greqia dhe Kosova.

 

Profesori Ceko, në këtë samit mori pjesë si folës, nga ku para të pranishmëve prezantoi temën “Specific Stones in Kosovo”, duke shtjelluar para përfaqësuesve të shteteve të ndryshme pjesëmarrëse rëndësinë dhe rolin e gurit në Kosovë.

 

Në këtë samit, ndër të tjera u shkëmbyen ide me pjesëmarrësit e panairit mbi mënyrat që duhen ndjekur kundër gurëve artificial që kërcënojnë degën e gurit natyror, për formulat për përdoruesit përfundimtar, statusin e degës pas pandemisë, si dhe vlerësimin e kalendarëve të panaireve të gurit natyror në botë.