Profesorët e Shkencave Kompjuterike në UBT, realizojnë vizitë studimore në Suedi

28/02/2020

Përfaqësuesit në UBT, njëherësh edhe profesorë në Fakultetin Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, prof. Krenare Pireva – Nuçi, prof. Bertan Karahoda, prof. Ermira Daka, si dhe prof. Edmond Jajaga, kanë realizuar vizitë studimore në Suedi, të organizuar nga Linnaeus University, aktivitet i planifikuar në kuadër të projektit PhDICKES.

 

PhDICKES është projekt që ka për qëllim zhvillimin dhe zbatimin e një programi kombëtar të doktoratës në TIK, duke filluar nga UBT dhe Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin e Prizrenit.

 

Inicimi i një programi të tillë të doktoratës, konkretisht është vlerësuar se do të krijojë një mjedis arsimor të kualifikuar me palët e interesuara të cilët do të kontribuojnë profesionalisht në këtë fushë.

 

Tutje, profesorët kanë takuar edhe studentë të UBT-së Ilir Asllani, Rinor Hajrizi, Vedat Apuk, Jehona Konushevci, Elisa Bojaj, të cilët kanë përfituar bursa falë programit Erasmus+ për vazhdim të studimeve në Linnaeus University, në Suedi.

 

Ata u treguan profesorëve për mundësitë që ka ofruar ky universitet për studentët kosovarë, teksa u shprehën të kënaqur dhe falënderues për këtë mundësi.