
Profesoresha Gonxhe Beqiri prezanton punim shkencor në konferencën ndërkombëtare në Maribor
21/05/2025Profesoresha nga Fakulteti i Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë në UBT, Gonxhe Beqiri, mori pjesë në konferencën shkencore ndërkombëtare “Sustainable Management in the Age of ESG and AI”, e organizuar nga Fakulteti Ekonomik në Universitetin e Mariborit, Slloveni.
Profesoresha Beqiri kontribuoi me një punim individual shkencor, me temën: “The Impact of AI in Human Resource Management (HRM), Focusing on Recruitment and Selection”, në të cilin u trajtua ndikimi i inteligjencës artificiale në proceset e rekrutimit dhe përzgjedhjes në menaxhimin e burimeve njerëzore.
Nëpërmjet këtij prezantimi, ajo ka theksuar rëndësinë e hulumtimeve bashkëkohore që lidhen me zhvillimet teknologjike dhe praktikat e qëndrueshme të menaxhimit.
Pjesëmarrja në këtë konferencë nënvizon angazhimin e Fakultetit të Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë në UBT në promovimin e shkencës, inovacionit dhe integrimit ndërkombëtar të stafit akademik.
Ky aktivitet është gjithashtu një dëshmi konkrete e përkushtimit të stafit të UBT-së ndaj kërkimit shkencor dhe shkëmbimit të njohurive në nivel global, duke e bërë UBT-në një aktor të rëndësishëm në arenën akademike ndërkombëtare.