Profesoresha e UBT-së, Jeta Kiseri Kubati merr pjesë në Kongresin Evropian të Ortodoncisë me dy prezantime shkencore ndërkombëtare

04/06/2025

Prof. Jeta Kiseri Kubati, nga Fakulteti i Stomatologjisë në UBT, ka përfaqësuar me dinjitet institucionin në njërin nga ngjarjet më prestigjioze në fushën e ortodoncisë – Kongresin Evropian të Ortodoncisë (EOS), që po mbahet këtë javë në qytetin historik të Krakowit, Poloni.

Në këtë kongres, i cili mbledh çdo vit profesionistët, akademikët dhe studiuesit më të njohur të fushës nga e gjithë Evropa dhe më gjerë, Prof. Kiseri Kubati prezantoi dy punime shkencore të rëndësishme që kanë në fokus trajtimet ortodontike dhe praktikën klinike bashkëkohore.

Punimi i parë, me titull:

“Cost-minimisation analysis of vacuum-formed retainers versus bonded lingual braided rectangular and multistranded round wire retainers in the mandible over a two-year period”, është rezultat i një bashkëpunimi ndërkombëtar, dhe sjell një analizë të thelluar ekonomike dhe klinike të metodave të ndryshme për ruajtjen e rezultateve ortodontike pas trajtimit.

Punimi i dytë, i realizuar në bashkëpunim me Fakultetin e Stomatologjisë të Maqedonisë së Veriut, ka për titull:

“Comparison of retention practice of orthodontists in two neighboring countries on Balkans – Kosova and North Macedonia”. Ky studim krahason praktikën e ruajtjes ortodontike në dy vende fqinje të Ballkanit, duke identifikuar ngjashmëritë dhe dallimet në qasjet profesionale, si dhe potencialin për harmonizim të mëtejshëm të standardeve klinike në rajon.

Pjesëmarrja e Prof. Kiseri Kubati në këtë kongres prestigjioz përfaqëson një sukses të madh jo vetëm për UBT-në, por edhe për avancimin e shkencës stomatologjike në Kosovë, duke dëshmuar angazhimin e palëkundur të institucionit për kërkimin shkencor, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe edukimin e bazuar në praktikat më të mira globale.