Profesoresha Afete Shala-Musliu ka qëndruar për vizitë në Sapienza University of Rome, në kuadër të shkëmbimit të stafit përmes Erasmus+

bool(false) 28/03/2022

Në kuadër të programit Erasmus+ për shkëmbimin e stafit në mes të UBT-së dhe Sapienza University of Rome, profesoresha e UBT-së, Afete Shala-Musliu, ka qëndruar për disa ditë në Roma të Italisë.

 

Profesoresha Shala-Musliu, ka zhvilluar disa ligjërata me studentë të inxhinierisë së agromjedisit të këtij universiteti, ku ndau përvojën dhe dijen e saj me studentë dhe kolegë të Sapienza University of Rome.

 

Përgjatë kësaj vizite, profesoresha e UBT-së, Afete Shala-Musliu, ka vizituar edhe disa fakultete në Sapienza University of Rome, laboratorë, si dhe muzeun universitar, teksa ka takuar edhe profesorët e mirënjohur, Giuseppe Bonifazi, Kliton Bylykbashi, Alberto Budoni, si dhe shumë profesorë dhe studentë të tjerë.

 

Nga ky shkëmbim i stafit, mundësuar nga programi Erasmus+, UBT dhe partnerët e tjerë të programit, profesorët e UBT-së janë duke ndarë përvojat e tyre në lëmitë ku ata janë të profilizuar, teksa po marrin eksperiencat dhe praktikat më të njohura ndërkombëtare nga ekspertë të fushave të ndryshme.