Presidenti i UBT-së Prof. Dr. Edmond Hajrizi në FORUMIN BROWN

26/04/2013

Prishtinë, 26  prill 2013 – Në këtë Forum të rëndësishëm, Presidenti i  UBT-së,  Prof. Dr. Edmond Hajrizi, u takua me krerë të rëndësishëm të Qeverisë Amerikane dhe  asaj Kroate, me ndërmarrës  të suksesshëm  nga rajoni dhe SHBA –të,  si dhe me udhëheqës  të ndryshëm  të institucioneve arsimore në rajon.

 

Përpos  ambasadorëve amerikanë  në Kroaci dhe Shqipëri,  ministrave të Qeverisë Kroate, në Forumin BROWN,   ishte prezent edhe i  ngarkuari për punë në Ballkan nga Qeveria Obama, z. Filip Reeker.

 

 

Nga organizatoret e forumit në fjalë,  u konfirmua se në  vitet e ardhshme edhe studentët e UBT-së mund të marrin pjesë në  garën për ndërmarrësi e cila zhvillohet në kuadër  të këtij forumi.